23.05.18 - 23.05.18 - Hotel Emerald

KONGRESI NACIONAL - KOSOVA QË NE DUAM

Siguri Sociale – Zhvillim Ekonomik – Punë dhe Jetë të Dinjitetshme

Foto: FES Kosova

Konsultim Publik Nacional të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), Prishtinë, në partneritet me partnerët tanë vendës.  

Kjo ngjarje paraqet një hap të parë drejt një platforme nacionale për të gjithë Kosovarët të cilët duan të jenë forca politike për ndryshime pozitive në vend. Kjo platformë ka për qëllim që të  nxis të gjithë të punojnë bashkërisht për të siguruar atë që cdo qytetar i Kosovës dëshiron:  të drejtat e njeriut,  siguri sociale dhe përfshirje, zhvillim ekonomik, kushte më të mira për jetesë dhe vende pune në një mjedis të shëndoshë.

Ne besojmë se kushtet jetësore aktuale të qytetarëve të Kosovës,sistemi i dobët i arsimit, shëndetësisë dhe trendi i të rinjve që të ardhmen ta kërkojnë jashtë Kosovës, janë më shumë se një argument i mjaftueshëm për këtë iniciativë nacionale dhe gjithëpërfshirëse.  

Me këtë Kongres Nacional, FES Kosova synon të përkrahë një platformë për një proces të aktivizmit qytetar me qëllim të zhvillimit të politikave të reja me orientim social dhe demokratik në vend. Prandaj, ne i ftojmë të gjithë , qytetarë dhe politikanë, ekspertë dhe akademikë, organizata dhe individë, të cilët kanë vullnet të krijojnë një strategji  dhe të flasin me jë zë duke punuar në mënyrë aktive për zgjidhjen e problemeve kryesore në vendin tonë.

Qytetarët e Kosovës kanë evojë për:

·                     Sistem të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët – i përballueshëm dhe efikas.

·                     Sistem të arsimit modern – i lidhur me botën e punës dhe zhvillimin ekonomik.

·                     Standarde  të denja të sigurisë sociale për të gjithë qytetarët – sipas standardeve të BE-së.

·                     Zhvillim ekonomik të qëndrueshëm –të  ndërtuar nga shkathtësitë dhe ndërmarrësia – lidhur me kërkesat e tregut rajonal dhe atij evropian.

·                     Kornizë demokratike për pjesëmarrje efektive dhe gjithëpërfshirëse të qytetarëve në nivelin qendror dhe atë lokal – me një politikë për respektimin e nevojave të qytetarëve.

Bashkë, ne i mbledhim të gjitha përvojat tona, informacionin dhe ekspertizën. Ne e zhvillojmë një udhërrëfyes – hap pas hapi – për krijimin e kushteve më të mira për jetesë me anë të politikave ndryshe në Kosovë. Ne bëhemi aktiv për Kosovën që ne duam!

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38221 108 / 109
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim