FES-i në Kosovë

Misioni ynë

[Translate to albanian:] Photo: FES Kosovo

Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Prishtinë është themeluar në rrethana të vështira politike të viteve 1999 dhe 2000. Pas intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara autorizon për një prani civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Strukturat vendëse demokratike ishin paraparë të krijohen sipas sistemit hap pas hapi. Me përvojën e vet, FES-i në Prishtinë i kontribuoi këtij procesi të forcimit të demokracisë dhe qeverisjes së mirë në Kosovë.

E themeluar zyrtarisht në qershor të vitit 2000, Zyra në Prishtinë u desh të përballet me sfida të konsiderueshme, si dhe qëndrime dalluese të grupeve etnike kryesore lidhur me statusin politik të Kosovës. Prandaj, një nga qëllimet kryesore të FES-it gjithmonë ka qenë sigurimi i pjesëmarrjes aktive nga të gjitha grupet etnike të Kosovës, me qëllim të themelimit të sistemit demokratik. Që nga dita e parë, Zyra në Prishtinë ishte përkushtuar drejt forcimit të organizatave të shoqërisë civile duke punuar me partnerët e institucioneve qeveritare, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve, instituteve hulumtuese dhe mediat.

Duke qenë se mandati i Zyrës është edukimi politik dhe konsulenca, Zyra në Prishtinë organizon konferenca, siguron një platformë për diskutim dhe mbështetë hulumtimin politik me qëllim të krijimit të një shoqërie demokratike të zëshme dhe të zhvillimit të strukturave demokratike lokale. Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova ende po përballet me sfida të dukshme ekonomike dhe sociale: performanca e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë është ende e dobët, gjendja ekonomike mbetet e vështirë dhe strukturat e proceset demokratike janë ende shumë të dobëta.

Sot, Zyra e FES-it në Prishtinë është aktive në:

  • Përkrahjen e demokracisë dhe mundësimin e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile.
  • Mbështetjen e decentralizimit dhe qeverisjes lokale.
  • Përkrahjen e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, social e të drejtë dhe forcimin e marrëdhënieve të punës.
  • Mbështetjen e integrimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Qëllimet dhe objektivat e FES-it në Kosovë

Friedrich-Ebert-Stiftung (FES-i) në punën e vet udhëhiqet nga vlerat themelore të social demokracisë: liria, drejtësia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Qëllimi i FES-it në Prishtinë është t’i ofroj shoqërisë kosovare një të kuptuar të proceseve demokratike, si zhvillimi i partive politike, zgjedhjet e drejta dhe qytetaria aktive. Kjo mund të arrihet përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme të implementuara në Kosovë në bashkëpunim me partnerët tanë vendës dhe ndërkombëtar. Aktivitetet planifikohen dhe mbahen në bashkëpunim me organizatat partnere. FES-i në rend të parë ofron punëtori nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare, seminare dhe konferenca, studime hulumtuese, analiza politike, publikime, si dhe programe të shkëmbimit.

Fokusi kryesor i punës sonë

Përkrahja e demokracisë dhe mbështetja e shoqërisë civile   

  • Mbështetje për zhvillimin e strukturave politike demokratike dhe forcimi i organizatave të shoqërisë civile me qëllim të formimit të një shoqërie aktive dhe shumetnike.
  • Ndihmë për përfaqësuesit e shoqërisë civile, institucionet politike si dhe për gazetarë, akademikë dhe sindikata.
  • Bashkëpunim me organizatat e grave për arritjen e barazisë për gratë në të gjitha sferat e jetës.

Avancimi i procesit të decentralizimit dhe mbështetja e qeverisjes demokratike lokale

  • Mbështetja e debateve për konceptet e Qeverisjes së Mirë dhe pjesëmarrje të qytetarëve në nivel lokal.
  • Lehtësimi i kontakteve mes organizatave të shoqërisë civile dhe asambleistëve.
  • Përkrahje për pjesëmarrje aktive nga të gjitha bashkësitë etnike në qeverisjen lokale.

Përkrahja e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, social e të drejtë  

  • Inkurajimin e dialogut social mes sindikatave dhe organizatave punëdhënëse.
  • Kontribuimin drejt ndërtimit të kapaciteteve të partnerëve social për çështjet sociale dhe ekonomike.
  • Kontribuimin për bartjen e njohurive dhe përvojave në marrëdhëniet e punës.

Përkrahja e integrimit rajonal dhe ndërkombëtar

  • Mbështetja e debateve interaktive mes organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, institucioneve të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit lidhur me çështjet ekonomike dhe politikat sociale të BE-së.
  • Diskutime për proceset e integrimit në BE me palët me interes dhe angazhimi për përfshirjen e temave nga diskursi nacional dhe zhvillimi i agjendës.
  • Këshilla për komisionet e Kuvendit dhe të Qeverisë lidhur me çështjet e integrimeve evropiane.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38221 108 / 109
info(at)fes-kosovo.org


Puna praktike

Puna praktike

Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë ofron rregullisht punë praktike.
Puna praktike

Kthehu në fillim