Friedrich-Ebert-Stiftung

  • Foto: FES

Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) – Fondacion për social demokraci!

Për ne

Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) është fondacioni më i vjetër politik në Gjermani, me një traditë të pasur në social demokraci që daton nga viti 1925 kur edhe ishte themeluar. Themelimi i këtij fondacioni dhe misioni i tij u bë i mundur në saje të trashëgimisë politike të personit me të njëjtin emër, Friedrich Ebert, Presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Gjermani.

Puna e fondacionit tonë politik fokusohet në idetë bazë dhe vlerat e social demokracisë - lirinë, drejtësinë dhe solidaritetin dhe kjo më pas na lidhë me social demokracinë dhe sindikatat e pavarura. Si institucion jofitimprurës, ne punën tonë e organizojmë në mënyrë autonome dhe të pavarur.

Synimet tona

Ne përkrahim

  • një shoqëri të lirë, të bazuar në vlera dhe solidaritet, e cila të gjithë qytetarëve të vet u ofron mundësi të njëjta për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, pavarësisht nga origjina, gjinia ose religjioni i tyre.
  • një demokraci e fuqishme dhe aktive; rritje ekonomike të qëndrueshme me punë dinjitoze për të gjithë.
  • një shtet të mirëqenies i cili ofron më shumë arsimim dhe shëndetësi të përparuar, por njëkohësisht që e lufton varfërinë dhe siguron mbrojtje nga sfidat e jetës me të cilat qytetarët ballafaqohen.
  • një shtet që është përgjegjës për paqe dhe progres shoqëror në Evropë dhe në botë.

Çfarë bëjmë ne

Ne e mbështesim dhe forcojmë social demokracinë në veçanti përmes:

  • Punës për edukim politik me qëllim të forcimit të shoqërisë civile. Programet tona të edukimit politik në Gjermani ofrojnë motivim, mundësi, informim dhe bëjnë kualifikimin e qytetarëve në mënyrë që ata të marrin pjesë në sferat politike, sindikaliste dhe ato qytetare. Ne bëjmë përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve nëpër diskutime sociale dhe procese të vendimmarrjes.
  • Këshillave të ekspertëve (Think Tanks): Zhvillojmë strategji për çështjet thelbësore të politikave ekonomike, sociale dhe arsimore, sikurse edhe për çështjet kryesore të cilat demokracinë e çojnë përpara. Në një udhëkryq në të cilin takohen këshillat e ekspertëve, akademikët dhe njerëzit e politikës, ne nga aty krijojmë një diskurs publik për një rend të drejtë e të qëndrueshëm në aspektin ekonomik dhe social, në nivel nacional, evropian dhe botëror.
  • Bashkëpunimit ndërkombëtar: Me rrjetin tonë të zyrave të cilat janë të pranishme në më shumë se 100 shtete, ne përkrahim politikën e bashkëpunimit paqësor dhe të drejtave të njeriut, përkrahim themelimin dhe konsolidimin e strukturave demokratike, sociale dhe kushtetuese dhe jemi nismëtarë për krijimin e sindikatave të pavarura dhe të një shoqërie civile të fuqishme. Ne jemi të përfshirë në mënyrë aktive në përkrahjen për një Evrope sociale, demokratike dhe konkurruese në kuadër të proceseve të integrimit.
  • Mbështetjes për talentët e rinj me programe të bursave shkollore, në veçanti për studentë dhe kandidatët për doktoraturë nga familjet me të ardhura të ulëta ose ato që kanë migruar. Ky është kontributi i ynë për rritjen e demokracisë së arsimit.
  • Memories kolektive të social demokracisë: Arkivi ynë, biblioteka dhe projektet e historisë bashkëkohore i ruajnë rrënjët e social demokracisë dhe sigurojnë mbështetje për hulumtime socio-politike dhe historike.

Mësoni më shumë për FES-in në faqen e internetit në gjuhën gjermane

Friedrich Ebert (1871-1925)

Friedrich Ebert ka sherbyer prej 1919 deri 1925 si President I Republikës së Weimar-it. Ai është angazhuar për zhvilimin e demokracisë parlamentare, e shihte veten si president i të gjithë gjermanëve dhe ishte i përkushtuar ndaj një politike të orientuar drejt balancës sociale dhe kompromisit.

Friedrich-Ebert-Stiftung Berlin

Hiroshimastraße 17 and 28
D-10785 Berlin 

+49 030 269356
+49 030 26935-9244 

www.fes.de

Friedrich-Ebert-Stiftung Bonn

Godesberger Allee 149
D-53175 Bonn

+49 0228 883-0
+49 0228 883-9207

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38221 108 / 109
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim