Programi i Bursave shkollore

  • Foto: FES / Tarek Noor

Promovimi i talentëve të rinj ka qenë një prej parimeve themeluese të FES-it. Bursat e para për shkollim u janë dhënë veçanërisht individëve të rinj e të talentuar që vinin nga shtresa e klasës punëtore, të cilët kanë pasur një rol aktiv në demokracinë e re të Republikës së Weimar-it.

Prandaj, për FES-in, nuk janë me rëndësi vetëm arritjet akademike të aplikantëve, por edhe përfshirja e tyre në jetën shoqërore dhe politike dhe qëndrimet e tyre personale të cilat paraqesin një pjesë të rëndësishme për procesin e përzgjedhjes.

Kush mund të konkurroj?

FES-i i mbështetë studentët e univesiteteve publike dhe universiteteve të akredituara nga shteti, dhe të kolegjeve politeknike. FES-i i mbështetë të gjitha subjektet akademike dhe programet postdiplomike. Po ashtu, ekziston mundësia që edhe studentët jo gjermanë të aplikojnë për programet e bursave shkollore. Mirëpo, ata duhet të jenë me studime në Gjermani në kohën kur bëhet aplikimi.

Për të mësuar më shumë për procesin e aplikimit dhe për kontaktet, ju lutemi vizitoni faqen e internetit në vazhdim.

Departamenti i FES-it për Bursat shkollore

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38221 108 / 109
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim