Puna praktike në FES Prishtina

  • Foto: FES Kosovo

Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë ofron rregullisht punë praktike. Puna praktike është paraparë si një mundësi për studentët shqiptarë dhe gjerman të fushës së shkencave politike, drejtësisë, ekonomisë, dhe sociologjisë, por janë të mirëseardhur për të aplikuar edhe studentët tjerë të interesuar për vlerat social demokratike.

Një kërkesë me rëndësi për punën praktike është njohja e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze. Njohja e gjuhës gjermane ose gjuhës serbe konsiderohet përparësi, por nuk është e obligueshme.

Kohëzgjatja

Zakonisht puna praktike zgjatë prej 8 – 12 javë. Në disa raste, nëse është e nevojshme, mund të bisedohet edhe për një periudhë kohore të dytë.

Detyrat

Detyrat e punës nuk janë të përcaktuara në mënyrë të prerë dhe ato mund të caktohen në bazë të ngarkesës me punë që e ka zyra. Detyrat në përgjithësi u përkasin këtyre fushave:

  • përgatitja dhe organizimi i konferencave dhe programeve të vizitave,
  • pjesëmarrja në seminare dhe punëtori,
  • hulumtimi dhe shkrimi i teksteve dhe raporteve,
  • ndihma në punët e zakonshme ditore të zyrës.

Aplikuesit duhet të dërgojnë informacionin në vazhdim në gjuhën angleze ose gjermane përmes emailit tek: info(at)fes-kosovo.org 

  • Curriculum Vitae
  • Aplikacionin bashkë me një letër motivuese duke cekur fushat e lëndëve ose interesimin për aktivitet e caktuara
  • Periudha kohore dhe datat e preferuara për kryerjen e punës praktike

Prej muajit korrik – gusht nuk ofrojmë punë praktike.



Puna praktike në Zyret e FES-it jashtë vendit

Nëse jeni të interesuar që punën praktike ta kryeni në ndonjërën prej zyrave të Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Gjermani, ju lutemi që të vizitoni faqet e internetit të departamenteve dhe të kontaktoni me departamentin që juve ju intereson.

Vizitoni faqet e internetit të departamenteve të FES-it në:

Departamentet kombëtare

Departamentet ndërkombëtare

Ju informojmë se kërkohet njohja e gjuhës gjermane për cilëndo nga punët praktike që ofrohen në zyrat tona në Gjermani.

Përshtypjet e Praktikantëve

Marlene Distler

Marlene Distler

Gjatë praktikës time prej 3,5 muajsh në Friedrich-Ebert-Stiftung, Prishtinë, isha në gjendje të përfitoja experience në fusha të ndryshme të punës politike, të merrja pjesë në projekte të ndryshme dhe të mbështesja ekipin. Isha e përfshirë në planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve, si dhe seminareve dhe ajo që ishte më e rëndësishmja për mua, aktivitetet më mbanin të zënë dhe kurrë nuk u largova e merzitur nga zyra. Çdo anëtar i ekipit mori kohë për t'iu përgjigjur pyetjeve të mia dhe më prezantoi me projektet e tij. Përveç mbështetjes së madhe që kishte të bëjë me punën, shoqërimi si p.sh. drekë apo kafe bashkë dhe diskutimi rreth politikës apo çështjeve të përditshme të jetës ishte një pjesë shumë e natyrshme e ekipit dhe cdo herë rezultonte në një atmosferë të këndshme. Me të vërtetë kam pëlqyer kohën time në zyrë dhe në përgjithësi në Kosovë, madje apo sidomos sepse mësova për problemet reale të jetës që njerëzit duhet të përballen çdo ditë.

Ann-Christin Bechtoldt

Pavarësisht qëndrimit tim të shkurtër prej vetëm dy muajsh, koha ime në Friedrich-Ebert-Stiftung Prishtina do të jetë e paharrueshme. Unë kam qenë në gjendje të mësoj më shumë për mënyrën se si fondacioni funksionon në baza ditore dhe për atë që duhet për përgatitjen e ngjarjeve / aktiviteteve dhe si të mbash një projekt me të gjitha pengesat e tij. Mos njohja e gjuhës shqipe I bëri më sfiduese disa aspekte por jo të pamundura. Ekipi më mirëpriti me duar-hapur dhe më ndihmoi me të gjitha pyetjet e mia, si për punën ashtu edhe për qështjet të cilat nuk ndërlidheshin me punën, gjë që e bëri më të lehtë për mua të ndihesha si anëtare e plotë e ekipit. Duke ngrënë drekë dhe kafe së bashku si një ekip, mjedisi i punës ishte shumë i këndshëm. Së fundi, jo vetëm që kam marrë aftësi të dobishme për përpjekjet e mia të ardhshme profesionale, por kam mësuar shumë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor me të gjitha vështirësitë dhe bukurinë që rajoni ka për të ofruar.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38221 108 / 109
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim