01.05.18 - 03.05.18 - Prishtinë

THE BALL 2018

Friedrich Ebert Stiftung zyra në Prishtinë, Kosovë, Spirit of Football (SoF) , Cross Cultural Project Association (CCPA) dhe Federata e Futbollit të Kosovës ju ftojnë në një ngjarje speciale

THE BALL 2018 Football Unites Nations (FUN) - Futbolli Bashkon Popujt -Prishtinë, 1-3 Maj 2018

Foto: FES Kosova

Spirit of Football (SoF) –është organizatë jo profitabile ku duke përdorur forcën e futbollit për të bërë ndryshime në shoqëri – ka themeluar “One Ball, One World” e cila është një punëtori unike me metodologjine për të fuqizuar njerezit me aftësi të reja. 
The Ball 2018 apo Topi do te nisë rrugëtimin për herë të pestë me datën 25 Mars 2018 nga Parku Battersea, Londër, ku edhe është luajtur loja e futbollit për herë të parë, dhe pastaj do të udhëtoj në Francë, Belgjike, Gjermani, Austri, Kroaci, Bosne, Bulgari, Kosovë, Greqi, Turkqi, Jordan, Liban, Gjeorga dhe do ta përfundoj rrugëtimin në Rusi në kohë të 2018 FIFA Kupës Botërore në Qeshor. Bashkëpunimi me partnerë tjerë të projektit do të siguroj që The Ball 2018 do të le prapa një trashigimi që do të rris ndikimin e Kupës Së Botës pertej kufive të shtetit mikëpritës, Rusinë.
The Ball 2018, e ka topin të prodhuar me tregti të ndershme, i cili është prodhuar në Pakistan në Nëntor të vitit 2017. Ka qenë zyrtarisht i zbuluar me 5 Dhjetor të vitit 2017 nga Presidenti Gjerman Frank Walter Steinmeier, ku edhe është bërë personi i parë që e ka nënshkruar topin..Rrugëtimi i Topit 2018 ka filluar në Londër (25 Mars 2018) dhe është duke vazhduar në vendet e Europës dhe të rajonit. Rrugëtimi I “The Ball 2018” përfundon ne Rusi në (Qershor 2018) mu para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Punëtoria në Kosovë është pjesë e disa punëtorive që do të organizohen në rrugëtimin e planifikuar gjithandej Evropës duke përfshirë regjionin e Ballkanit, ku Prishtina është qyteti mikepritës për të rinjtë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. 
Punëtoria duke e përdorur këtë metodologji do të shqyrtojë tema të ndryshme sikur jane integrimi, përfshirja, integrimi social si dhe kohezioni, fuqizimi i femres; mënyra innovative për zgjidhjen e problemeve etj.
Duke përdorur teknika interaktive dhe nga kultura të ndryshme në ndërtimin e aftësise ekipore dhe metodat e lojës së drejtë apo ‘fair play’, pjesëmarrësit do të mësojnë si të komunikojnë me mirë, të mësojnë për zgjidhje të konflikteve, të dijnë si ti përfshijnë njerëz të tjerë nga kultura të ndryshme dhe pastaj ti marrin këto aftësi dhe të i transmetojnë në komunitet e tyre.

www.theball.tv

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Pashko Vasa Str. 23
10000 Prishtina
Republic of Kosovo

+383 (0) 38221 108 / 109
info(at)fes-kosovo.org


back to top