02.05.2019

Konferenca: Arsimi dhe Orientimi Profesional janë Politikë Ekonomike

Fondacioni Friedrich-Ebert në Prishtinë në bashkëpunim me Organizatën Gjermane për Bashkëpunim (GIZ) dhe Oden Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me datën 02.05.2019 organizuan konferencën “Arsimi dhe Orientimi Profesional janë Politikë Ekonomike” me qellim të promovimit të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Sipas organizatorëve të konferencës duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet shtetit, shoqërisë dhe sektorit ekonomik në mënyrë që të krijohen perspektiva më të mira për njerëzit në Kosovë dhe të rinjtë të kenë më shumë alternativa reale kur bëjnë zgjedhjen e arsimit të mëtutjeshëm. Sipas Zëvendësambasadorit gjerman Jan-Axel Voss shtylla të zhvillimit ekonomik në Gjermani kanë qenë dhe janë arsimi dhe aftësimi profesional dhe ai akademik dhe Gjermania beson që edhe Kosova ka nevoje për një sistem të arsimit i cili ofron arsim  cilësor profesional dhe akademik.  Sipas tij nuk është e thënë që Kosova duhet ta kopjoj sistemin e arsimit gjerman por mund të përfitoi nga parimet e atij sistemi të cilat kombinojnë teorinë me praktiken, sektorin ekonomik me arsimin, bashkëpunimin ndërmjet shtetit dhe shoqërisë, prandaj duhet një bashkëpunim më i mire i të gjithë aktereve.

Në prezantimin e tij Joachim Lapp nga Komiteti i Bizneseve Gjermane për Trajnim Profesional tha qe arsimi dhe aftësimi profesional mund të konsiderohet motor për zhvillimin ekonomik dhe bizneset ne Gjermani investojnë në aftësimin profesional të të rinjve sepse ia vlen në aspektin ekonomik. Sipas tij 55% e biznese gjermane ofrojnë aftësim profesional dhe ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet shkollave profesionale dhe bizneseve. Ky sistem i aftësimit profesional mbështetet edhe nga shteti gjerman meqë është i leverdishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Hysni Ymeri, drejtor i kompanisë Hymeri Kleemann në Kosove foli për sfidat me te cilat përballet kjo kompani e që kane të bëjnë me mungesën e stafit të kualifikuar dhe përgatitjen e stafit në aspektin profesional. Tani kjo kompani ofron trajnime për mekatronike për te rinjtë te interesuar te punojnë në këtë kompani dhe aftësimi disamujor kombinon mësimin teorik me punën praktike në kompani. Sipas Ymerit, i cili tani ka 160 bashkëpunëtorë ne kompaninë  e tij, zanati merret vetëm në komani dhe jo ne universitet.

Ai thotë qe praktikantet i marrin nga shkollat teknike profesionale dhe deri tani kanë një bashkëpunim të mirë me shkollat.  Në panelin e pare mbi “Kushtet e përgjithshme për arsimin profesional në Kosovë dhe përvojat” Ansgar Klinger nga Sindikatat e Edukimit dhe Shkencës në Gjermani tha që duhet një përgjegjësi shoqërore dhe partneritet për zhvillimin e aftësimit profesional. Sipas tij ne Gjermani punëdhënësit dhe sindikatat koordinohet dhe pajtohen për profilet e reja që nevojiten në tregun e punës dhe shkollat profesionale duhet të reagojnë ndaj atyre kërkesave duke i ofruar profilet e kërkuara.

Isuf Qala, drejtor i shkollës profesional Pjeter Bogdani tha që shkollat profesionale ende nuk arrijnë t’i përgatisin nxënësit për tregun e punës dhe se prindërit hezitojnë t’i çojnë fëmijët e tyre në këto shkolla. Kurse sipas Havushe Bunjaku, përfaqësuese e Këshillit te Prindërve dhe Ndërmarrëse, prindërit nuk duan qe fëmijët e tyre të marrin certifikata pa pasur mundësi që të gjejnë punë me to. Sipas saj shkollat profesionale duhet të jenë të hapura për profesionistet në mënyrë që të bëhen me atraktive për nxënësit.

Drejtori i fabrikës Plus, Kemajl Zariqi tha që duhet ta ngrisim vetëdijen në shoqëri që nuk është turp të shkosh në shkollë profesionale. Edhe Leona Jahiri dhe Bleron Morina, dy nxënës te shkollave profesionale potencuan qe nuk është turp të shkosh në shkollë profesionale, përkundrazi shkollat profesionale janë shumë të rëndësishme, por sipas tyre duhet të ketë më shume investime në shkollat dhe arsimin profesional meqë ende mungon praktika në këto shkolla. Ata u bënë thirrje nxënësve që të zgjedhin shkollat profesionale.

Në panelin e dytë, Julia Becker, përfaqësuese e organizatës GIZ në Kosovë tha që tashme planprogramet janë përmirësuar dhe shkollat profesionale mund t’i zbatojnë praktikat e reja dhe se imazhi i shkollave profesionale do te përmirësohej nëse aty do te ketë trajnues dhe profesionistë  të duhur. Frank Hantke, drejtor i Fondacionit Friedrich- Ebert në Kosove mendon që nuk mund të quhet mbikualifikim nëse dikush ka studiuar dhe nuk e ka kualifikimin e duhur për një profesion të caktuar i cili nuk kërkon studime akademike, meqë kualifikimet nuk kanë hierarki. Sipas tij shkollat nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’i identifikuar talentet e nxënësve.

Kurse Valbona Fetiu Mjeku nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha që asnjë shkollë në botë nuk i përgatitë nxënësit për punë, por biznesi duhet të jetë pjesë e shkollës.

Ne fund te konferencës Kryeministri Ramush Haradinaj ju drejtua audiencës me një fjale rasti duke thënë që shteti gjerman është partner i rëndësishëm për Kosovën dhe kompanie të ndryshme kanë shprehur interesim për investim ne Kosove. Sipas tij qeveria ka pranuar arsimin dual në Kosove si temë dhe do të ketë fonde për këtë fushë. Ai tha qe nuk e sheh tragjike shkuarjen e të rinjve në Gjermani meqë ata të rijnë atje mund të aftësohen, të marrin përvoja të mira, të mësojnë sistemin e punës atje te cilin pastaj mund ta zbatojnë në Kosovë.

Sipas Frank Hantke, drejtor i Fondacioni Friedrich-Ebert në Kosovë kjo konferencë është vetëm fillimi dhe do të vazhdohet më tutje me promovimin e arsimit profesional në Kosovë. Nora Hasani, drejtoreshe e Odes Ekonomike Gjermano-Kosovare tha që një mësim i nxjerrë nga kjo konferencë është qe duhet të bashkëpunojmë më mirë dhe t’i informojmë të rinjtë më mirë për mundësitë e tyre. Kurse Klaus Bader-Labarre nga organizata GIZ tha që duhet një përkushtim me i madh i qeverisë për zhvillimin e arsimit profesional në Kosovë. Konferenca u moderua nga gazetarja Jeta Xharra.

  •  

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim