16.05.2019

Kongresi i Dytë Nacional “Kosova që Ne Duam”, më 23 maj 2019

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në Kongresin e Dytë të “Kosova që Ne Duam”, që mbahet më 23 maj 2019.

Kjo ngjarje organizohet nga anëtarët e “Kosova që Ne Duam”  - me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert (FES) – Zyra në Prishtinë.

Platforma e cila qe inicuar vitin e kaluar, shërbeu si një hap fillestar për organizimin e një platforme nacionale të përbashkët, e cila aspiron të bëhet forca e ndryshimeve pozitive në vend. Ajo synon të inkurajojë organizatat nga shoqëria civile dhe qytetarët, ekspertët, politikanët dhe institucionet që të bëjnë një punë aktive dhe të sigurojnë që të drejtat e njeriut për siguri sociale dhe përfshirje, zhvillim ekonomik, kushte më të mira për jetesë dhe vende pune në një mjedis të shëndetshëm në Kosovë përfundimisht të realizohen, pas një kohe aq të gjatë në të cilën këto të drejta kanë qenë të margjinalizuara.

Në Kongresin e Parë Nacional, të mbajtur më 23 maj 2018, ne bashkërisht i kishim identifikuar dhe prioritetizuar problemet, si dhe vazhduam me organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të adresimit të këtyre çështjeve. Veç kësaj, grupet e zhvilluan edhe bazën e programit gjithpërfshirës, si një vizion për “Kosova që Ne Duam”, i cili ishte rezultat i diskutimeve të hapura në mes të qytetarëve aktiv, ekspertëve dhe politikanëve të përgjegjshëm të cilët janë të interesuar për adresimin e nevojave të njerëzve. Ne bashkuam përvojat tona, informacionin dhe ekspertizën dhe ia dolëm që të zhvillojmë një model të udhërrëfyesit për një Kosovë që Ne Duam, së shpejti.

Ne duam të ju prezantojmë rezultatet e punës sonë, një vit më pas. Duam të dëgjojmë komentet dhe pyetjet tuaja. Po ashtu, duam që edhe ju t’i bashkoheni kësaj platforme, qoftë në cilësinë e individit ose të përfaqësimit të ndonjë organizate. Së bashku jemi më të fuqishëm dhe më të suksesshmëm në ushtrimin e trysnisë ndaj politikanëve, në mënyrë që ata të bëjnë punë më të mirë për interesat e njerëzve, gjë kjo e cila po mungon tash e 20 vite.

Ju lusim që pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni para datës 17 maj 2019,info(at)fes-kosovo.org

 

Me respekt,  

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim