Thursday, 12.10.17 to Thursday, 02.11.17 - Prishtinë

Punësimi i grave dhe siguria e punës – Diskutim në Forum

Kosova aktualisht vuan nga një shkallë jashtëzakonisht e lartë e papunësisë, veçanërisht në mesin e grave.

  • Foto: FES Kosovo

Shkalla e punësimit në mesin e grave të moshës për punë në Kosovë është vetëm 11.5%, krahasuar me shkallën prej 38.7% për burrat. Mungesa e angazhimit ekonomik dhe siguria e punës për gratë në Kosovë e përkeqëson problemin e varfërisë dhe shkallën e lartë të papunësisë në Kosovë; kjo ndikon në aftësin e grave që të sigurojnë ushqimin dhe kujdesin shëndetësor adekuat për familjen; me këtë rriten edhe gjasat që ajo të vuaj nga dhuna në familje; kjo mund të ndikoj negativisht në aftësitë e saj për të realizuar të drejtat e saja politike.

Me qëllim të adresimit të papunësisë, vetëdijesimit për sfidat specifike gjinore dhe me qëllim të përkrahjes së iniciativave për rritjen e punësimit të grave, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES)-Prishtina ka bashkëpunuar me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Qendrën për Hulumtim dhe Dokumentim me qëllim të organizimit të takimeve me palët me interes. Në shumë seanca informative si dhe në konferencat e organizuara mbi Punësimin e grave dhe sigurisë së punës në të dy sektorët, privat dhe atë publik, ne jemi përpjekuar që t’i informojmë gratë për këtë çështje, iniciativat dhe për palët me interes, si dhe të diskutohet për stimulimet e mundshme që mund të burojnë nga legjislacioni, dhe nevojën për reforma dhe strategji që do të kenë për qëllim përkrahjen e punësimit të grave. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim