08.04.2019

Seminari Rajonal i Rinisë i mbajtur në Beograd: Ndërlidhja e të Rinjve për Pjesëmarrje

Prej datës 21 deri 24 mars, FES-i ka tubuar 16 të rinj në Beograd të cilët vinin nga organizatat rinore prej gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtyre tri ditëve me diskutime intensive, pjesëmarrësit diskutuan për perspektivat e bashkëpunimit të organizatave rinore të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të bashkimit të forcave dhe të paraqitjes së tyre me një zë të përbashkët në politikën rajonale.

Pas takimit të parë të parë të mbajtur në Tiranë, në vjeshtë të vitit 2018, pjesëmarrësit themeluan “Zëri i Rinisë së Ballkanit Perëndimor”. Emri flet vetë: me përfaqësues nga organizatat rinore qendrore dhe këshillat rinore qendrore për çështjet vendore dhe ato regjionale. Dallohen tri fusha qendrore gjatë punës së ardhshme të Zërit të Rinisë së Ballkanit Perëndimor: anëtarët i kanë identifikuar ndërlidhjen  dhe punësimin, pjesëmarrjen efektive të të rinjve dhe pajtimin, si prioritete të tyre për veprim të ardhshëm politik në regjion. Në funksionin e vet si një strukturë e organizuar regjionale, Zëri i Rinisë së Ballkanit Perëndimor është deklaruar se është veçanërisht i interesuar në ndjekjen e Procesit të Berlinit dhe sigurimin e përfshirjes dhe pjesëmarrjes efektive të të rinjve në këtë proces.   

Zëri i Rinisë së Ballkanit Perëndimor tregon se bashkëpunimi përtej kufijve është i mundshëm: të rinjtë e regjionit i ndajnë të njëjtat shpresa, shqetësime, dhe ata njësoj e ndajnë edhe vullnetin për të marrë pjesë në mënyrë efektive në politikë, me qëllim të trajtimit të këtyre problemeve. Përkundër gjithë diskursit dhe armiqësive të cilat mund të krijojnë ndasi në nivelin më të lartë politik të vendit, seminari i Zërit të Rinisë së Ballkanit Perëndimor ka demonstruar se bashkëpunimi për problemet konkrete dhe sfidat mund të funksionoj – në bazë të kushtit për ekzistimin e vullnetit për bashkëpunim. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim