19.06.2020

Tregimet e kosovarëve gjatë pandemisë COVID 19

“Tregimet e kosovarëve në kohë të pandemisë COVID 19” është një projekt i bashkërealizuar nga KosovaPress dhe Fondacioni Friedrch Ebert në Kosovë, i cili ka për qëllim të tregojë përvojat dhe sfidat e njerëzve të ndryshëm në Kosovë që ballafaqohen me situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga COVID 19.

Tregimet do të publikohen në gjashtë seri që mbuojnë tema/aspekte të ndryshme të krizës. Pasojat e pandemisë kanë shumë fytyra. Në këtë seri ju do të takoni njerëz të të gjitha fushave dhe tregimet e tyre.

Seria 1: Tregimet e punëtorëve shëndetësorë

Kjo seri mbulon tregimet e punëtorëve shëndetësor në Kosovë. Punëtorët shëndetësor gjatë kësaj kohe janë portretizuar si ushtarë të cilët janë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë. Punëtorët shëndetësor janë njerëz sikurse edhe të tjerët, të cilët ballafqohen me pasiguri me pasojat e virusit, frikësohen për vete dhe familjarët e tyre, punojnë jashtë orarit, nën stres, rrezik ekstrem dhe përjetojnë pikëllimin e atyre që janë të sëmurë dhe humbin më të dashurit e tyre. Gjithashtu, si përjetojnë gëzim kur ata shërohen dhe shkojnë në shtëpi.


Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim