03.06.2019

"Zëri i Rinisë në Ballkanin Perëndimor": Seminari Rajonal i Rinisë i mbajtur në Shkup: Duke Punuar Bashkë për Shqetësimet e të Rinjve

Përfaqësuesit e organizatave rinore nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u takuan në takimin e tyre të 3-të prej datës 30 maj deri më 2 qershor në Shkup. Së bashku me Fondacionin Friedrich-Ebert (FES), përfaqësuesit e të rinjve po punojnë në një iniciativë të përbashkët për të shprehur bashkërisht shqetësimet dhe kërkesat e të rinjve në të gjithë rajonin. Pas themelimit në mars të këtij viti në Beograd të "Zëri i Rinisë nga Ballkani Perëndimor", pjesëmarrësit tani janë të përqendruar në strukturën dhe zbatimin e qëllimeve të ZRBP-së. Pjesëmarrësit theksuan temat e arsimit profesional, papunësisë dhe të tregut të punës. Në Shkup, pjesëmarrësit i shkëmbyen idetë e tyre se si të rrisin ndërgjegjësimin politik dhe një kulturë të angazhimit në mesin e të rinjve në këtë rajon. Kjo përfshin mobilizimin e mbështetjes nga të rinjtë përmes rrjeteve sociale, por edhe kontaktimin e institucioneve duke kërkuar për ndryshime në fushat e arsimit dhe tregut të punës dhe diskutimin e temave të ngritura me politikanët përmes seancave debatuese në nivele të ndryshme politike. Fusha e arsimimit profesional është me rëndësi të veçantë për të rinjtë: Ata angazhohen për njohjen e mësimit joformal dhe të mësimit online (internet) dhe synojnë që universitetet të jenë më të hapura për fusha të reja të studimit. Në këtë proces të ndryshimit të arsimit profesional, pjesëmarrësit duan që të rinjtë të kenë fjalën e vet në procesin e vendimmarrjes.

 

Zëri i Rinisë nga Ballkani Perëndimor paraqet një shembull të punës së përbashkët karshi sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të rinjtë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zëri i Rinisë nga Ballkani Perëndimor tregon se të rinjtë kanë vullnet dhe ambicie për të bashkëpunuar në këto çështje dhe për të punuar së bashku për një gjendje më të mirë në këtë rajon. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim