Puna praktike në FES Prishtina

  • Foto: FES Kosovo

Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë ofron rregullisht punë praktike. Puna praktike është paraparë si një mundësi për studentët shqiptarë dhe gjerman të fushës së shkencave politike, drejtësisë, ekonomisë, dhe sociologjisë, por janë të mirëseardhur për të aplikuar edhe studentët tjerë të interesuar për vlerat social demokratike.

Një kërkesë me rëndësi për punën praktike është njohja e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze. Njohja e gjuhës gjermane ose gjuhës serbe konsiderohet përparësi, por nuk është e obligueshme.

Kohëzgjatja

Zakonisht puna praktike zgjatë prej 8 – 12 javë. Në disa raste, nëse është e nevojshme, mund të bisedohet edhe për një periudhë kohore të dytë.

Detyrat

Detyrat e punës nuk janë të përcaktuara në mënyrë të prerë dhe ato mund të caktohen në bazë të ngarkesës me punë që e ka zyra. Detyrat në përgjithësi u përkasin këtyre fushave:

  • përgatitja dhe organizimi i konferencave dhe programeve të vizitave,
  • pjesëmarrja në seminare dhe punëtori,
  • hulumtimi dhe shkrimi i teksteve dhe raporteve,
  • ndihma në punët e zakonshme ditore të zyrës.

Aplikuesit duhet të dërgojnë informacionin në vazhdim në gjuhën angleze ose gjermane përmes emailit tek: info(at)fes-kosovo.org 

  • Curriculum Vitae
  • Aplikacionin bashkë me një letër motivuese duke cekur fushat e lëndëve ose interesimin për aktivitet e caktuara
  • Periudha kohore dhe datat e preferuara për kryerjen e punës praktike

Prej muajit korrik – gusht nuk ofrojmë punë praktike.



Puna praktike në Zyret e FES-it jashtë vendit

Nëse jeni të interesuar që punën praktike ta kryeni në ndonjërën prej zyrave të Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Gjermani, ju lutemi që të vizitoni faqet e internetit të departamenteve dhe të kontaktoni me departamentin që juve ju intereson.

Vizitoni faqet e internetit të departamenteve të FES-it në:

Departamentet kombëtare

Departamentet ndërkombëtare

Ju informojmë se kërkohet njohja e gjuhës gjermane për cilëndo nga punët praktike që ofrohen në zyrat tona në Gjermani.

Përshtypjet e Praktikantëve

Marlene Distler

Marlene Distler

Gjatë praktikës time prej 3,5 muajsh në Friedrich-Ebert-Stiftung, Prishtinë, isha në gjendje të përfitoja experience në fusha të ndryshme të punës politike, të merrja pjesë në projekte të ndryshme dhe të mbështesja ekipin. Isha e përfshirë në planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve, si dhe seminareve dhe ajo që ishte më e rëndësishmja për mua, aktivitetet më mbanin të zënë dhe kurrë nuk u largova e merzitur nga zyra. Çdo anëtar i ekipit mori kohë për t'iu përgjigjur pyetjeve të mia dhe më prezantoi me projektet e tij. Përveç mbështetjes së madhe që kishte të bëjë me punën, shoqërimi si p.sh. drekë apo kafe bashkë dhe diskutimi rreth politikës apo çështjeve të përditshme të jetës ishte një pjesë shumë e natyrshme e ekipit dhe cdo herë rezultonte në një atmosferë të këndshme. Me të vërtetë kam pëlqyer kohën time në zyrë dhe në përgjithësi në Kosovë, madje apo sidomos sepse mësova për problemet reale të jetës që njerëzit duhet të përballen çdo ditë.

Ann-Christin Bechtoldt

Pavarësisht qëndrimit tim të shkurtër prej vetëm dy muajsh, koha ime në Friedrich-Ebert-Stiftung Prishtina do të jetë e paharrueshme. Unë kam qenë në gjendje të mësoj më shumë për mënyrën se si fondacioni funksionon në baza ditore dhe për atë që duhet për përgatitjen e ngjarjeve / aktiviteteve dhe si të mbash një projekt me të gjitha pengesat e tij. Mos njohja e gjuhës shqipe I bëri më sfiduese disa aspekte por jo të pamundura. Ekipi më mirëpriti me duar-hapur dhe më ndihmoi me të gjitha pyetjet e mia, si për punën ashtu edhe për qështjet të cilat nuk ndërlidheshin me punën, gjë që e bëri më të lehtë për mua të ndihesha si anëtare e plotë e ekipit. Duke ngrënë drekë dhe kafe së bashku si një ekip, mjedisi i punës ishte shumë i këndshëm. Së fundi, jo vetëm që kam marrë aftësi të dobishme për përpjekjet e mia të ardhshme profesionale, por kam mësuar shumë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor me të gjitha vështirësitë dhe bukurinë që rajoni ka për të ofruar.

Vlera Bahtiri

Photo: Vlera Bahtiri

Gjatë praktikës time 2-mujore në Friedrich-Ebert-Stiftung Prishtinë, unë kam qenë në gjendje të fitoj njohuri dhe aftësi në fusha të ndryshme. Që nga fillimi mu besuan detyra të ndryshme në planifikim dhe hulumtim dhe gjithashtu u lejova të kontribuoja me idetë dhe sugjerimet e mia. Falë stafit të zyrës pata mundësinë të zhvilloj edhe takime jashtë zyrës me partnerë vendorë dhe të huaj, me ç'rast aftësitë e mia të gjuhës shqipe ishin shumë të dobishme për mua. Duke marrë përsipër detyra të ndryshme në ngjarje të organizuara nga FES, siç është Kongresi i parë Kombëtar i Rinisë, unë gjithashtu isha në gjendje të njihja për së afërmi me problemet sociale me të cilat njerëzit e Kosovës duhet të merren me to dhe mësova më shumë rreth mënyrave të mundshme për t'i zgjidhur ato. E gjithë kjo ishte e mundur për shkak të ekipit profesional dhe me zemër të ngrohtë, i cili më njoftoi me punën që bëjnë dhe e bëri kohën të kalonte shumë shpejtë. 

Aurora Mullatahiri

Për vetëm 3 muaj praktikë në Friedrich-Ebert-Stiftung Kosova, unë u bëra pjesë e frymës së punës në ekip. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte ndarja e përgjegjësive ndërmjet anëtarëve të stafit dhe praktikantit. E di se shumica e praktikantëve sidomos në Kosovë, kur aplikojnë për një përvojë të tillë, nuk presin që përgjegjësitë vërtet a të ndahen me ta, vetëm nëse ka të bëjë me kafe, printim apo skanim. Prandaj për të gjithë ata që janë të interesuar për të mësuar, për të ndarë njohuritë, për t'u angazhuar, për të marrë përgjegjësi, për të takuar ekipin më zemërmirë, duhet gjithsesi të aplikojnë për praktikë në FES.

Debatet e mëngjesit, projektet, ngjarjet, idetë e propozuara dhe të mbështetura, janë të gjitha metoda nga njerëzit që e duan punën e tyre, sepse ata vërtet punojnë për të zgjidhur problemet në thelb. Puna me FES ishte një mundësi për t'u rritur si një person, si një anëtar i ekipit dhe padyshim si një social demokrat.

Rozafa Jahaj

Gjatë praktikës 5 mujore në Zyrën e FES në Prishtinë kam fituar shumë aftësi profesionale. Ekipi më mirëpriti me shumë dashamirësi dhe më bënë të ndihem shumë shpejtë si pjesë e ekipit. Isha e befasuar pozitivisht me përgjegjësitë që i mora menjëherë me fillimin e punës. Kjo më bëri të ndihem shumë e dobishme dhe pasi që të gjithë kolegët nuk hezitonin t'u përgjigjeshin pyetjeve të mia ose të më mësonin diçka, koha në FES fluturoi. Kam pasur mundësinë për të punuar gjatë një kohe kur shumë aktivitete u mbajtën në Prishtinë dhe në komunat e tjera, brenda dhe jashtë Kosovës në rajonin e Ballkanit. Kjo e bëri gjithë përvojën time edhe më të mirë sepse isha në kontakt të vazhdueshëm me njerëz dhe projekte nga rajoni të cilat po përpiqen vërtet të përmirësojnë kushtet e jetesës në Ballkan. Unë me gjithë zemër e rekomandoj praktikën në zyrën e FES në Prishtinë. Është një zyrë dhe ekip që vazhdimisht kujdeset dhe punon për të eliminuar problemet reale të njerëzve në Kosovë.

Erza Plava

Studimi i të Rinjve, Trajnimet Profesionale në Kosovë, Kosova që Duam, Akademia Politike e FES-it dhe Kongresi Rinor Kombëtar – vetëm disa nga iniciativat, projektet dhe ngjarjet interesante që kam pasur rastin të bëhem pjesë gjatë praktikës dymujore në zyrat e Friedrich- Ebert-Stiftung Kosova. Falë stafit shumë të ngrohtë të zyrës, isha shumë e kënaqur duke punuar në zyrë dhe menjëherë u ndjeva si pjesë e ekipit. U njoha me fusha dhe detyra të ndryshme të punës që merreshin me çdo projekt dhe isha në gjendje të kontribuoja idetë e mia me aktivitetet e ardhshme. Përveç punës në zyrë, kam mësuar shumë për çështjet e përditshme dhe kompleksitetin e problemeve në Kosovë dhe rajon duke takuar partnerët lokalë dhe duke pasur diskutim interesante gjatë drekës dhe kafesë me anëtarët e tjerë të ekipit. E gjithë kjo e bëri praktiken time një kohe shumë të vlefshme dhe unë patjetër që e rekomandoj për të aplikuar për te.

Gesine Weber

Pavarësisht kohëzgjatjes relativisht të shkurtër prej dy muajsh, praktika ime në Zyrën e FES në Prishtinë ishte një kohë shumë e pasur dhe frymëzuese për mua. Që nga fillimi i punës praktike, unë isha plotësisht e integruar si në punën e përditshme ashtu edhe në planifikimin afatgjatë të aktiviteteve, gjë që më lejoi të fitoj njohuri shumë interesante në punën e FES-it si një fondacion politik. Falë projekteve dhe aktiviteteve të shumta që FES realizoi gjatë kohës së praktikes sime, kisha mundësinë të kuptoje sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohet Kosova dhe rajoni. Përveç mjedisit shumë të këndshëm të punës, e vlerësojë shumë që më është dhënë mundësia të punojë në çështjet që më interesonin. Edhe pse aftësitë e gjuhës shqipe do të më kishte ndihmuar në disa detyra, unë përfitova plotësisht nga praktika në FES dhe kam fituar përvojë të rëndësishme për angazhimet e ardhshme. Koha po fluturonte gjatë dy muajve që kalova me FES, dhe unë vetëm mund të rekomandoj që të bëni punën praktike këtu. 

Janna Articus

Gjatë praktikës time në FES Kosova kam qenë në gjendje të kuptoj më thellë punën e një fondacioni politik. Përmes shumëllojshmërisë së projekteve dhe formateve, diskutimeve brenda ekipit dhe me partnerë ndërkombëtarë dhe lokal unë kam fituar njohuri të vlefshme për sferën politike, temat aktuale politike dhe sfidat në Kosovë. Sidomos diskutimet me një aktivist të ri politik gjatë Akademisë Politike ishin vërtet interesante për mua dhe më ndihmuan të kuptoj gjendjen e të rinjve në Kosovë. Për më tepër, unë jam mirënjohës sesi më mirëpriti i gjithë ekipi dhe më integroi në punën e tyre që nga fillimi i kohës sime këtu. Unë kam qenë e përfshirë në planifikimin dhe organizimin e ngjarjes të ardhshme dhe gjithmonë u ndjeva se mendimi dhe perspektiva ime vlerësohej. Me të vërtetë më pëlqeu koha ime në FES Kosova dhe kam marr me vete qasjen e tyre të orientuar nga njerëzit, për të cilën unë mendoj se është e nevojshme për të mbështetur ndryshimet afatgjata dhe të qëndrueshme brenda shoqërisë. 

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim