Akademia Politike

  • Foto: FES Kosovo

Programi

Akademia Politike e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) kombinon arsimin politik dhe trajnimin praktik në një numër disiplinash. Qëllimi i saj është arsimimi dhe trajnimi i individëve përmes ideve progresive dhe vizionit progresiv të bazuar në vlerat si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi. Programi i cili është i disenjuar të ofrojë njohuri teorike dhe shkathtësi praktike ka për synim që të rinjve aktiv, të mençur dhe vizionar t’u mundësoj avancimin e diturisë së tyre dhe fitimin e shkathtësive të reja në mënyrë që ata pastaj të merren në mënyrë aktive me çështjet sociale dhe politike që janë brengë e gjithë shoqërisë në Kosovë. Këto synime do të arrihen përmes seminareve që përfshijnë pesë vikende duke filluar nga muaji maj deri në muajin nëntor 2018.

Kushtet dhe kriteret e pjesëmarrjes

Thirrja për të aplikuar i drejtohet:

  • Çdo qytetari të Kosovës të moshës 20-35 vjeç, që është në studime ose që është aktiv në jetën publike në Kosovë (sektori i OJQ-ve, sektroi privat, etj.)
  • Çdo personi i cili identifikohet me vlerat e paraqitura më lart, si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi.
  • Çdo personi i cili është i angazhuar politikisht ose në shoqëri ose që ka për synim që në të ardhmen të bëhet aktiv në jetën shoqërore dhe politike.
  • Çdo personi me njohuri themelore për shkencat shoqërore dhe politike.
  • Çdo personi me njohuri të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).

Kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje në këtë program i adresohen çdo qytetari të Kosovës të moshës 20-35 vjeç, që është në studime ose që është aktiv në jetën publike në Kosovë (sektori i OJQ-ve, sektori privat, etj.) Çdo personi i cili identifikohet me vlerat e paraqitura më lart, si: liria, drejtësia shoqërore dhe solidariteti, barazia dhe antidiskriminimi. Çdo personi i cili është i angazhuar politikisht ose në shoqëri ose që ka për synim që në të ardhmen të bëhet aktiv në jetën shoqërore dhe politike. Çdo personi me njohuri themelore për shkencat shoqërore dhe politike. Çdo personi me njohuri të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).

Procesi i përzgjedhjes:

Inkurajohen të aplikojnë kandidatët femra dhe meshkuj sikurse edhe kandidatët e përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare! Procesi i përzgjedhjes përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë, kandidatët do të parazgjedhen në bazë të të arriturave të tyre personale (duke përfshirë arsimimin akademik, arsimimin joformal, përvojën e punës dhe punën si praktikant-e) të cilat duhet të përfshihen në CV dhe në punimin e esesë.

Kandidatët e kualifikuar do të ftohen në intervistë gjatë muajit prill 2017. Intervistat do të zhvillohen në gjuhën angleze. Pas përfundimit të të gjitha moduleve të programit dhe me të përfunduar fazën e vlerësimit, pjesëmarrësit do të marrin çertifikatën mbi përfundimin e sukseshëm të këtij programi.

Çdo person i cili pranohet në programin e Akademisë Politike është i obliguar të paguaj një shumë prej 50€ për pjesëmarrje, pas marrjes së njoftimit përmes postës elektronike për pranimin në këtë program.

Dokumentet për aplikim documents:

  • 1. CV-në me të dhënat kontaktuese (në gj. angleze)
  • 2. Letrën motivuese (në gj. Angleze, maksimumi 1 faqe, formati A4, fonti Times New Roman 12, hapësira 1.5)

Përzgjedhja e kandidatëve

Inkurajohen të aplikojnë kandidatët femra dhe meshkuj sikurse edhe kandidatët e përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare! Procesi i përzgjedhjes përbëhet prej dy fazave. Gjatë fazës së parë, kandidatët do të parazgjedhen në bazë të të arriturave të tyre personale (duke përfshirë arsimimin akademik, arsimimin joformal, përvojën e punës dhe punën si praktikant-e) të cilat duhet të përfshihen në CV dhe në punimin e esesë.

Kandidatët e kualifikuar do të ftohen në intervistë gjatë muajit prill 2017. Intervistat do të zhvillohen në gjuhën angleze. Pas përfundimit të gjitha moduleve të programit dhe me të përfunduar fazën e vlerësimit, pjesëmarrësit do të marrin çertifikatën mbi përfundimin e sukseshëm të këtij programi.

Çdo person i cili pranohet në programin e Akademisë Politike është i obliguar të paguaj një shumë prej 50€ për pjesëmarrje, pas marrjes së njoftimit përmes postës elektronike për pranimin në këtë program.

Afati për aplikim

Aplikacionet duhet të dorëzohen jo më vonë se 23.03.2018 (4:00 m.d.) përmes e-meilit:

Mevlyde Hyseni
praktikant(at)fes-prishtina.org  
ose në adresën postare:
Friedrich-Ebert-Stiftung
Rr. Pashko Vasa 23, Pejton
10000 Prishtinë

Lajmet e fundit dhe Ngjarjet

23.12.2019 | Ngjarje

Rinia, Kosovë-Serbi, nacionalizmi dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor

Intervistë me Frank Hantke-Drejtor i zyres së Kosovës.


më shumë

20.12.2019 | Ngjarje

Drejtori i zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë ka shkruar një artikull për impulset e reja drejt dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Artikulli është me shumë si një lloj apeli, duke i ftuar politikanët e të dy sheteve të ndërmarrin hapa më të ngadaltë dhe të sigurtë për ta „shkrirë...


më shumë

07.12.2019 | Ngjarje

Konsultimi publik i akteve i bënë qytetarët hisedarë në vendimmarrje lokale


25.11.2019 | Ngjarje

Punëtoria e planifikimit strategjik për Kongresin Nacional të Rinisë 2020


24.09.2019 | Ngjarje

KONGRESI I DYTË KOMBËTAR I TË RINJVE TË KOSOVËS

Nën moton “ E ardhmja ka një ze. Jepi fuqi zërit tënd !” Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës me mbështetje të Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), në...


më shumë

28.06.2019 | Ngjarje

Akademia Politike 2019


14.06.2019 | Ngjarje

Kongresi i 2-të Nacional - Kosova që Ne Duam!

Sigurim Social - Zhvillim Ekonomik – Punë dhe Jetë e Denjë


më shumë

07.06.2019 | Ngjarje

Panel Diskutim mbi Rëndësinë e Dialogut Ndërkulturor


03.06.2019 | Ngjarje

"Zëri i Rinisë në Ballkanin Perëndimor": Seminari Rajonal i Rinisë i mbajtur në Shkup: Duke Punuar Bashkë për Shqetësimet e të Rinjve


16.05.2019 | Ngjarje

Kongresi i Dytë Nacional “Kosova që Ne Duam”, më 23 maj 2019

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Kosovo

Rr. Pashko Vasa 23
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0) 38 600 108
info(at)fes-kosovo.org


Kthehu në fillim